Real Madridi ka përgatitur “bombën” për janar

18:34 | 9 Janar 2018
Arbresh Info

Kepa Arrizabalaga thuajse është lojtari më i ri te Real Madridi.

Portieri është ende duke luajtur te Athletic Club, por është vetëm çështje ditësh konfirmimi i transferimit të tij nga Los Balancos, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, portieri nuk është transferimi i vetëm që presidenti Florentino Perez ka duar pasi kampioni i Spanjës tashmë ka siguruar edhe transferimin e sulmuesit Mauro Icardi.

Ylli i Interit raportohet nga mediat spanjolle se ka kaluar testet mjekësore para transferimit në Santiago Bernabeu.

Real Madridi është duke kërkuar përforcime në janar dhe sulmuesi, i cili mund të luaj edhe në Ligë të Kampionëve, tashmë ka kaluar testet mjekësore te klubi spanjoll.

Icardi ka shkuar në Madrid përmes një aeroplani privat dhe nënshkrimi i tij do të jetë “bomba” e fundit nga Florentino në merkaton dimërore të transferime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme