Google ADS

Real Madridi ka një ofertë speciale për Manchester United

18:26 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Real Madrid është duke përgatitur një ofertë për Manchester United, që do të përfshijë lojtarët e të dy skuadrave.

Los Blancos janë të interesuar për të nënshkruar me portierin e djajve të kuq, David De Gea, që një kohë të gjatë por United i ka rezistuar të gjitha ofertave.

David De Gea, Manchester United

 

26 vjeçari ishte shumë afër transferimit në Santiago Bernabeu në vitin 2015 por kishte dështuar për shkak të vonesës së dokumentave në FIFA.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane dhe presidenti i klubit, Florentino Perez e admirojnë shumë ish yllin e Atletico Madridit.

Sipas gazetës spanjolle, Don Balon, Reali ka një plan tjetër për De Gean, transmeton arbresh.info.

Gjigantët spanjoll janë të gatshëm të përfshijnë në ofertë yllin uellsian, Gareth Bale, vetëm që ta transferojnë De Gean.

Bale ka humbur besimin e Zinedine Zidane

 

Bale është në radarin e United në vitet e fundit dhe me ardhjen e Jose Mourinhos në Old Trafford, janë shtuar spekulimet për një transferim të tij në Manchester United.

Po ashtu në raportin e Don Balon, shkruhet se shumë yje të Realit e përkrahin një largim të Bale nga Santiago Bernabeu.

28 vjeçari kohëve të fundit është duke u përballur me lëndime të shumta dhe po ashtu me kritika të mëdha nga tifozët madrilen. /arbresh.info/

Të ngjashme