Të shtunën (25 maj), Kylian Mbappe luajti ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Paris Saint-Germainit dhe aventurën e tij me ekipin francez e përmbylli duke fituar Kupën e Francës, pasi mposhtën në finale Lyonin me rezultat 2-1.
Mbappe tashmë ka njoftuar se ai do të largohet nga PSG-ja pas skadimit të kontratës, ani pse asnjë konfirmim zyrtar nuk është dhënë në lidhje me ekipin e tij të ardhshëm.
Kjo është bërë qëllimisht nga Real Madridi, pasi ata nuk duan që të krijojnë shpërqendrime brenda grupit të lojtarëve para finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën e ardhshme.
Mbappe momentalisht është një temë tabu brenda ‘Los Blancos’, por sipas Relevo, ideja është që ardhja e tij e shumëpritur të njoftohet zyrtarisht vetëm disa ditë pas finales së Wembleyt.
25-vjeçari mund të prezantohet nga Florentino Perez, para se ai t’i bashkohet Francës për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.
Sidoqoftë, pika finale është mjaft e komplikuar, pasi ai ende është nën kontratë me PSG-në deri më 30 qershor.
Për shkak të kësaj, me shumë mundësi tifozët e Real Madridit do të duhet të presin edhe pak kohë për të shijuar Mbappen, ani pse në fund me siguri që do t’ia vlejë./Telegrafi/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...