Real Madridi synon të nënshkruaj me sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Cavani, si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos.
Reprezentuesi i Portugalisë ka shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar dhe Madridi është në kërkim të një lojtari që mund të përmbush hapësirën e lënë nga 33-vjeçari, i cili ka finalizuar transferimin prej 100 milionë euro te Juventusi në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info.
Madridi tashmë ka dhënë dorëheqje në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me sulmuesin Kylian Mbappe dhe Neymar.
Por, sipas një raporti nga ‘AS’, kampioni i Evropës tani është duke synuar transferimin e bashkëlojtarit të tyre në PSG, Edinson Cavanin.
Raporti pretendon se reprezentuesi uruguaian do të ishte “shumë perceptues” nëse i bashkohet Madridit dhe tani do të flas me hierarkinë e PSG-së për të parë nëse transferimi i tij është i mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Cavani nuk do të përpiqet për të realizuar gjithsesi këtë lëvizje larg nga kampioni francez për shkak të raportit të tij të mirë me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifin.
31-vjeçari ka vetëm edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij me PSG-në dhe ‘AS’ raporton që Madridi do të ngurronte të paguante pagën e tij prej 12 milionë euro për sezon, plus 2 milionë të tjera bonuse.
Cavani ishte transferuar nga PSG prej Napolit për 55 milionë funta pesë vite më parë dhe kampioni francez shpreson të paktën të siguroj atë tarifë duke marrë parasysh rekordin e tij pozitiv para golave.
Qysh pasi iu bashkua PSG-së, uruguaiani ka shënuar 170 gola brenda 245 paraqitjeve./arbresh.info/
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”