Ylli brazilian, Neymar mund ta thyejë përsëri rekordin botëror të transferimeve, pasi lëvizja e tij te Real Madridi mendohet të peshoj plot 450 milionë euro.
Neymar u bashkua me Paris Saint-Germain në një rekord botëror këtë verë prej plot 222 milionë eurove, sa ishte edhe klauzola e tij e largimit.
Por, sipas mediumit britanik The Mirror, superylli brazilian mund të vendos për një transferim tjetër rekord botëror në verën e ardhshme, pasi nuk është i kënaqur me jetën në Paris.
Ky transferim i tij do të jetë me vlerë prej 450 milionë eurosh dhe do të thyejë rekordin që u vendos nga lëvizja e tij në PSG verën e kaluar.
Klubi i gatshëm për të blerë Neymarin nuk është askush tjetër përveç rivalit të urryer të Barcelonës, Real Madridi.
Los Blancos kanë lënë mënjanë 200 milionë euro për të nënshkruar me ish-sulmuesin e gjigantit katalunas.
Sipas burimeve të gazetës Marca, klubi mbretëror kanë vendosur të nënshkruajnë vetëm lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është i pari në këtë listë.
Marrëveshja e Neymarit do të jetë me vlerë 450 milionë euro, që përfshin çmimin e transferimit dhe pagat e tij.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë