Real Madridi identifikon zëvendësuesin e Sergio Ramosit

13:17 | 20 Tetor 2018
Arbresh Info

Edhe pse vazhdon të mbetet ende në top formë, Sergio Ramos eventualisht ka nevojë të zëvendësohet nga Real Madridi dhe kjo duket të jetë një detyrë mjaftë e vështirë.

Spanjolli ka bërë 575 paraqitje për klubin qysh pasi iu bashkua atyre në vitin 2005 duke fituar katër tituj në La Liga si dhe katër trofe në UEFA Ligë të Kampionëve gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Formacionet zyrtare, Real Madrid – Levante

Megjithatë, nuk duhet shmangur fakti se ai do të mbush 33 vjeç vitin e ardhshëm, por edhe pse nuk ka shfaqur shenja të rënies ende, kjo do të kthehet në një shqetësim mjaftë të madh derisa vazhdojnë përpara për shkak se do të jetë një punë mjaftë e vështirë zëvendësimi i tij në zemër të mbrojtjes së Real Madridit.

Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, kampioni në fuqi evropian ka kthyer vëmendjen te francezi Benjamin Pavard, i cili thuhet se ka një klauzolë të blerjes prej 35 milionë euro në kontratën e tij në Stuttgart.

22-vjeçari ka shijuar një rritje mjaftë të mirë në karrierën e tij gjatë viteve të fundit duke kaluar nga skuadra B e Lilles në skuadrën e parë startuese në Bundesliga ndërkohë që luajti edhe një rol mjaftë të spikatur në triumfin e Francës në Kampionatin Botëror verën e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që Real Madridi përflitet për transferimin e një mbrojtësi, por ashtu siç thekson ‘The Sun’, mbetet të shihet nëse ata do të zbatojnë planin e tyre për të sjellë Pavardin në Bernabeu.

Në fakt, kjo është një strategji mjaftë e mençur për të shikuar në një zëvendësues afatgjatë për shkak se ata nuk kanë arritur të përballen me largimin e Cristiano Ronaldos duke pasur probleme të shumta para portës deri tani.

Për më tepër, nënshkrimi me Pavardin më herët ndoshta për të luajtur së bashku me Ramosin mund të jetë një lëvizje ideale për të që të vendoset gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme