Real Madridi thuhet se mund t’ia ofrojë Interit sulmuesin Karim Benzema si pjesë e marrëveshjes me Mauro Icardin.
Klubi spanjoll është përfolur shumë për transferimin e një sulmuesi gjatë ditëve të fundit dhe L’Equipe raportoi dje se një marrëveshje e tillë është diskutuar nga klubi dhe trajneri Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Gazzetta dello Sport’ thekson që klauzola e lëshimit të Icardit me vlerë prej 110 milionë euro nuk është valide në janar, prandaj ai mund të kushtoj edhe më shumë nëse ‘Los Merengues’ dëshirojnë të sigurojnë transferimin e tij këtë muaj.
Kapiteni i “Nerazzurrëve” nuk e ka të ndaluar të luaj në Ligë të Kampionëve, prandaj ai mund të luaj për Madridin në atë kompeticion nëse ai transferohet në Bernabeu.
Gazeta e lartpërmendur spekulon që kampioni spanjoll mund të ofrojë Benzeman gjithashtu si shkëmbim me Icardin, i cili besohet se nuk do ta rinovojë kontratën e tij me klubin italian./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...