Google ADS

Real Madridi i zhgënjyer, të gatshëm për shitjen e Thibaut Courtois

11:57 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Mësohet se Real Madridi është i përgatitur për të shitur portierin Thibaut Courtois gjatë verës së këtij viti.

Ish portieri i Chelseas është nën presion pas rikthimit të Zinedine Zidanes, i cili tani ka ftuar portierin Keylor Navas në formacionin startues, transmeton portali arbresh.info.

Gazetari i njohur spanjoll Eduardo Inda duke folur për El Chiringuio ka zbuluar:

“Në fakt janë disa lojtarë që mund të largohen, por është një lojtar brenda në klub që në formë befasuese ata nuk janë të rehatshëm me të për shkak se nuk ka dalur ashtu siç kanë pritur”

“Është Thibaut Courtois. Nuk jam duke thënë se do shkojë, por nëse ai (Zidane) vazhdon me Navasin, portieri belg mund të largohet këtë verë”, përfundoi Inda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme