Sipas një raporti nga ‘AS’ këtë pasdite, gjiganti spanjoll Real Madridi ka përfshirë një klauzolë marramendëse të lëshimit në kontratën e lojtarit të transferuar së fundmi, Dani Ceballos.
Ceballos, një mesfushor 20-vjeçar i shumëvlerësuar, ishte subjekt i një lufte ndërmjet ‘Los Blancos’ dhe Barcelonës për transferimin e tij gjatë javëve të fundit derisa edhe klubet e tjera si Atletico Madridi dhe Juventusi kishin shfaqur gjithashtu interesimin për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Mrekullia e Real Betisit zgjodhi t’i bashkohet madrilenëve pasi Florentino Perez pranoi të paguaj 17 milionë euro për shërbimet e Ceballosit pavarësisht faktit që klauzola e tij e blerjes ishte vetëm 15 milionë.
Sipas raporteve të ndryshme nga mediat spanjolle, Real Madridi i ka vendosur një klauzolë madhështore të riut në kontratën e tij që do e mbajë në Santiago Bernabeu gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme.
Klauzola ka një vlerë prej 500 milionë euro dhe e gjitha thuhet se është e vendosur për të shmangur interesimin e Barcelonës./arbresh.info
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...