Sulmuesi i Real Madridit, Lucas Vazquez dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Florentino Perez me kënaqësi dëshiron të arrihet një marrëveshje e tillë.
Anësori i krahut të majtë ka qenë dukshëm në formacion te ‘Los Blancos’ në fillim të sezonit të ri, por ai nuk ka arritur të kontribuoi ende as me një gol të vetëm apo asistim brenda 12 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Madridi ka pasur probleme javëve të fundit dhe disfata 5 me 1 në Camp Nou kundër Barcelonës të dielën e kaluar shkaktoi largimin më të hershëm të trajnerit Julen Lopetegui, i cili e ka lënë në detyrë Santiago Solarin si trajner të përhershëm.
Vasquez nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një pozitë në formacionin startues te Madridi gjatë katër viteve të tij te skuadra e parë, pasi shkëlqeu fillimisht në radhët e të rinjve.
Brenda 149 paraqitjeve, spanjolli ka shënuar vetëm 16 gola dhe nuk ndikon në lojëra në aspektin defanziv, gjë që vështirë se do të ndryshoj pa marrë parasysh se kush vjen në detyrë në Bernabeu.
Bazuar në gazetën e lartpërmendur, Vasquez ka duruar mjaftueshëm dhe dëshiron të jetë startues te një skuadër tjetër, ndërkohë që AS Roma, AC Milani dhe Chelsea thuhet se janë të gjithë të interesuar në sigurimin e shërbimeve të tij në vitin 2019.
Perez është i përgatitur për të lejuar 27-vjeçarin e pakënaqur që të largohet për rreth 35 milionë derisa Madridi synon të bëjë ndryshime në merkaton e ardhshme të transferimeve si dhe të rris fondet për merkaton e ardhshme verore ku synojnë nënshkrimin me Neymarin nga Paris Saint Germaini./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...