Real Madridi raportohet se është i përgatitur për të rrëmbyer shënjestrën e Barcelonës për transferim, yllin Antoine Griezmann të Atletico Madridit.
E ardhmja e reprezentuesit të Francës është në dyshime aktualisht, ndërkohë që kalimi gjatë verës te një klub më i madh besohet se ka gjasa të ndodhë më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi ka një listë të gjatë me emra të mëdhenj që janë pjesë e vëmendjes së tyre, përfshirë Paulo Dybalan, Harry Kanen dhe Eden Hazardin që janë shënjestrat e presidentit Florentino Perez.
Duke marrë parasysh faktin që Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema nuk janë në formën e tyre më të mirë këtë sezon, është një befasi e vogël që Madridi kërkon ndryshime madhështore në front për vitin e ardhshëm.
‘Don Balon’ pretendon që interesimi i Barcelonës për të shpenzuar aq shumë në transferimin e Griezmannit pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli në zonën ofanzive është komplikuar.
Po ashtu, raportohet që Lionel Messi, Luis Suarez dhe Andres Iniesta i ka thënë klubit se ata nuk besojnë që Griezmann do të jetë një shfrytëzim i mirë për gjithë ato të holla.
26-vjeçari padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë në sulm aktualisht pasi ka shënuar 91 gola brenda 182 paraqitjeve për Atleticon./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?