Kylian Mbappe ka një javë kohë për të vendosur nëse do të kalojë te Real Madridi si lojtar i lirë në verë apo do të qëndrojë te PSG edhe pas shtatë vitesh, ku ka shënuar 233 gola në 282 ndeshje, por nuk ka fituar asgjë jashtë Francës.
Sipas parimit “merre ose lëre”, Real Madridi përsëriti ofertën që ka qenë në tryezë që nga pranvera e vitit 2022.
Ai do të vinte në verë pa dëmshpërblim sepse kontrata e tij me PSG-në po përfundon, por Los Blancos do të paguajë një shumë të bujshme për të.
Mbappes i ofrohen deri në 130 milionë euro dëmshpërblim vetëm për nënshkrimin e kontratës dhe një pagë vjetore prej 26 milionë euro neto.
Për krahasim, Luka Modric fiton pak më shumë se 10 milionë euro neto për të njëjtën periudhë. Kështu, Mbappe do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e mbretërve.
Real Madridi bën gati ofertën e re për Mbappen, kësaj radhe me një afat të caktuar
Megjithatë, për shkak të përvojës së keqe me Mbappe, kjo ofertë nuk i nënshtrohet negociatave apo ofertave apo pritjes së gjatë për një përgjigje.
Ashtu siç shkruan Marca dhe Relevo, por edhe L’Equipe, kjo është përpjekja e fundit e Real Madridit për të sjellë Mbappen.
Pas kësaj, çdo gjë ka mbaruar. Nëse Mbappe nuk pajtohet me kushtet që i ofrohen, në moshën 25-vjeçare, dyert e Realit do t’i mbyllen përgjithmonë. /Telegrafi/
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 10 personave për shi...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...