Google ADS

Real Madridi i ofron dy yje PSG-së për Kylian Mbappen

11:37 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i përgatitur për të shtruar një ofertë shkëmbimi për yllin e PSG-së, Kylian Mbappen.

Talenti i ri është i preferuari i Zinedine Zidanes, i cili i ka kërkuar Florentinos të sjellë sulmuesin në Bernabeu gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Gazetari i njohur spanjoll Eduardo Inda ka zbuluar duke folur për El Chiringuito se ekziston një plan për shkëmbimin e Mbappes.

Eduardo Inda

“Zidane tashmë ka folur me lojtarin dhe lojtari është i gatshëm për të pyetur sheikun e PSG-së për t’i lejuar atij largimin”, ka thënë Inda.

“Në këtë marrëveshje mund të hyjnë dy lojtarë të Real Madridit. Njëri është Isco Alarcon dhe tjetri është James Rodriguez”

James aktualisht është në formë huazimi te Bayern Munichu, por largimi i tij pritet të ndodhë së shpejti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme