Real Madridi i kishte ofruar dy yje Arsenalit derisa ishin duke negociuar nënshkrimin me Mesut Ozil.
Goal thotë se Arsenali rrëmbeu mesfushorin te Real Madridi në vitin 2013 kur ata siguruan nënshkrimin me të për 42.5 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani është zbuluar se gjiganti spanjoll në të vërtetë i ofroi “Topçinjve” dy emra tjerë të mëdhenj para se të bie dakord për të ndarë rrugët me Ozilin.
Ish negociatori i transferimeve të Arsene Wenger, Dick Law ka folur haptas se si Madridi kontaktoi homologun e tyre në Premierë Ligë dhe i dha një listë të lojtarëve që me gjasë ishin në dispozicion për shitje.
Law shkoi në kryeqytetin spanjoll për tu takuar me drejtorin e Madridit, Jose Angel Sanchez, dhe pas një takimi pozitiv, Karim Benzema dhe Angel Di Maria thuhet se i ishin ofruar skuadrës nga veriu i Londrës./arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja