Google ADS

Real Madridi i lumtur me rikthimin e Cristiano Ronaldos

15:34 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Skuadra e Real Madridit është e kënaqur për të mirëpritur rikthimin e Cristiano Ronaldos në aksion mbrëmjen e sotme (e mërkurë), ka pranuar portieri Keylor Navas.

“Është gjithmonë mirë kur lojtarët më të mirë në botë janë në fushë me ju”, u ka thënë Navas gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.

Portieri Keylor Navas i lumtur me rikthimin e Cristiano Ronaldos
Portieri Keylor Navas i lumtur me rikthimin e Cristiano Ronaldos

“E kam shikuar atë duke punuar shumë gjatë kohës së tij jashtë fushe dhe ai është një shembull për të gjithë ne sepse punon gjithmonë shumë”

Reprezentuesi portugez ka qenë jashtë linjave për shkak të suspendimit pas kartonit të kuq në Superkupë të Spanjës.

Ronaldo ishte ndëshkuar me pesë ndeshje mos-lojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme