Real Madridi i gatshëm të ofrojë para dhe një lojtar për Neymar Jr

18:26 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Real Madrid është i gatshëm të ofrojë mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon dhe para për superyllin brazilian, Neymar Jr.

Që nga transferimi i tij në Paris Saint-Germain, Neymar është lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu dhe se kjo lëvizje e tij në Francë, ishte si një urë-lidhëse për një kalim te Reali.

Neymar u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain verën e vitit 2017, për shumën rekorede 220 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon” mesfushori spanjoll, Isco, ka prishur marrëveshjet me trajnerin francez të Realit, Zinedine Zidane, transmeton arbresh.info.

Supozohet se Isco pëlqehet nga drejtuesit e klubit francez dhe se ai mund të transferohet gjatë verës.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, ësthë i gatshëm të lejoj largimin e Iscos, por si ‘karrem’ për transferimin e Neymarit.

Neymar është prioriteti kryesor i ‘los blancos’ në afatin kalimtar të ardhshëm.

Reali është duke kaluar një sezon tejet të dobët në La Liga dhe kanë 19 pikë më pak se sa Barcelona, e cila është lidere dhe se do të s’pastrojnë skuadrën nga disa lojtarë.

Neymar edhe pse është duke shkëlqyer me skuadrën franceze, e cila është lidere në kampionatin francez, ylli brazilian ka pasur disa probleme me bashkëlojtarin e tij të sulmit, Edinson Cavani.

Problemi ishte se kush të ekzekutonte penalltitë dhe bordi i klubit me trajnerin, Unay Emery, vendosen se Neymar duhet ta bëjë këtë gjë.

26 vjeçari në 27 paraqitje ka shënuar 26 gola. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme