Kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës ka siguruar tri pikë të plota në takimin si mysafirë ndaj Leganes pasditen e sotme (e mërkurë).
Real Madridi arriti të marrë fitore duke përmbysur rezultatin ndaj Leganes në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Goli në minutën e 6′ të ndeshjes nga Unai Bustinza e aktivizoi gjigantin evropian që u rikthye duke u përgjigjur menjëherë pas katër minutave përmes Lucas Vazquezit që shënoi për 1 me 1 pas asistimit nga Casemiro. Ky u fundit realizoi më pas për 2 me 1, gol që erdhi pas disa kombinimeve të bukura dhe asistues ishte Vazquez.
Për 1 me 3 shënoi kapiteni Sergio Ramos nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Skuadra e Zinedine Zidanes tani qëndron në pozitën e tretë me 48 pikë, 14 më pak se Barcelona në krye të tabelës si lidere, ndërsa Leganes qëndron në pozitën e 13-të./arbresh.info/
Shikoni katër golat e realizuar këtë ndeshjet:
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person