Real Madridi fiton një ndeshje të çmendur ndaj Almerias

18:30 | 21 Janar 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të triumfojë ndaj Almerias duke përmbysur rezultatin që kishin krijuar mysafirët pas pjesës së parë me rezultat 2-0.

Por ‘Los Blancos’ gjetën forcën dhe u rikthyen në pjesën e dytë për të fituar në fund 3-2, shkruan Arbresh.info.

Almeria nisi më mirë ndeshjen duke shënuar gol që në minutën e parë përmes Ramazanit.

Kurse në minutën e 43-të Gonzales dyfishoi shifrat e mysafirëve me një supergol.

Por pjesa tjetër ishte një tjetër histori.

Mes shumë polemikash u dhurua një penallti për Real Madridin u dhurua në minutën e 56-të, kur i saktë u tregua Jude Bellingham.

Ndërkohë gjashtë minuta më vonë Almeria shënoj sërish mirëpo goli u anulua me VAR.

Reali nuk u ndal dhe gjeti barazimin përmes një goli të Vinicius Junior në minutën e 67-të, një gol i cili sërish ngjalli reagime të ashpra nga kampi mysafir.

Tek në fund të ndeshjes në minutën e nëntë shtesë Carvajal u gjend më së mirë në zonë dhe arriti të shënoj për të siguruar fitoren e Los Blancos.

Pas kësaj fitore Reali ka 51 pikë dhe është në krye të tabelës, teksa Girona luan sonte ndeshjen e mbetur të kësaj xhiroje ndaj Sevillës./Arbresh.ifno/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme