Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje rezultati 3:1 në shtëpi ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me golin e Joselu në minutën e tetë të ndeshjes.
Por, “Los Blancos” përmbysën gjithçka brenda 45 minutave të parë.
Ishte Vinicius Junior që pas një super depërtimi barazoi shifrat në minutën e 22-të.
Kurse në të 39-tën një super asistim me të jashtëm nga Tchouameni, e gjeti kokën e Militaos, i cili pas shkëputjes së lartë, e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutat shtesë, Asensio shënoi për rezultatin 3:1.
Me këtë fitore, tani madrilenët kanë 56 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Barcelona që luan nesër.
Në anën tjetër, Espanyol mbetet i 13-ti me 27 pikë. /GE/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...