Real Madridi ka fituar për të tretën herë trofeun e Kupës së Botës për Klube.
Kampioni i Evropës dhe Spanjës ka barazuar këtë pasdite (e shtunë) rekordin e vendosur nga rivali i tyre i përbetuar, Barcelona, pas fitores me rezultat 1 me 0 ndaj Gremios, duke fituar për tretën herë Kupën e Botës për Klube, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse dominuan gjatë gjithë ndeshjes në stadiumin Zayed Sports, gjiganti spanjoll arriti të realizonte golin e epërsisë dhe vendimtar kur po zhvillohej minuta e 53′ e takimit.
Superylli 32-vjeçar Cristiano Ronaldo tregoi klasin e tij duke shënuar një gol fantastik nga gjuajtja e lirë. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë shënoi për 1 me 0 pas goditjes së fuqishme nga një distancë rreth 30 metra duke mposhtur portierin 30-vjeçar Marcelo Grohe.
Gremio, e cila bëri paraqitjen e tyre të parë në finale të këtij kompeticioni, kishte arritur në këtë pikë pas fitores në gjysmëfinale ndaj skuadrës meksikane Pachuca, ndërsa Real Madridi pas fitores në mesjavë ndaj Al Jaziras.
‘Los Blancos’ janë bërë tani skuadra e parë që kanë mbrojtur titullin në këtë kompeticion, të cilin e fituan edhe vitin e kaluar në Japoni./arbresh.info/
Goli i realizuar nga Cristiano Ronaldo (53′):
Formacionet zyrtare të ndeshjes:
https://twitter.com/realmadriden/status/942056160529735681
https://twitter.com/Gremio/status/942063706556522499
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...