Google ADS

Real Madridi fiton ‘dramën’ ndaj Athleticos, kualifikohet në Superkupën e Spanjës

22:49 | 10 Janar 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të mposht Athletico Madridin në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, pas vazhdimeve me rezultat 5-3.

Pas kësaj fitore madrilenët kualifikohen për në finale, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë ka dhuruar spektakël, duke u shënuar katër gola.

Teksa rezultati pas kësaj pjese është 2-2.

Të drejtuarit e Simeones e nisën më mirë sfidën duke realizuar gol në minutën e shtatë përmes Hermosos.

Ndërsa nuk mungoi kundërpërgjigja e ‘Los Blancos’, kur brenda 10 minutave, përmes dy mbrojtësve dolën në epërsi për herë të parë në ndeshje.

Fillimisht barazoi Rudiger në minutën e 20-të, pastaj Mendy shënoi në minutën e 30-të.

Kjo nuk ishte e tëra për këtë pjesë pas Griezmann vetëm shtatë minuta më vonë barazoi në 2-2.

Pjesa e dytë krahas rasteve të shumëta të krijuara solli vetëm dy gola, për secilën skuadër nga një.

Athletico riktheu epërsinë duke shënuar  nw minutën e 78-të pas një gabimi të Kepas, Rudiger shënoi në portën e tij.

Por nuk vonoi përgjigja e Realit, sërish një mbrojtës hero për ‘galaktikët’, Carvajal shënoi shtatë minuta më vonë për të barazuar ndeshjen.

Gjatë vazhdimeve “Los Blancos” shënuan edhe dy herë përmes autogolit të Savicit në minutën e 116-të dhe Brahim Diazit në minutën e dytë shtesë të vazhdimeve.

Pas kësaj fitore Reali kualifikohet për në finalen e madhe të  Superkupës së Spanjës, për të tretin vit me radhë.

Në finale do të presë fituesin e takimit Barcelona-Osasuna./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme