Real Madridi ka finalizuar nënshkrimin me mbrojtësin e shumëvlerësuar të Real Sociedadit, Alvaro Odriozolan, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare.
Ende nuk është zbuluar ndonjë informatë rreth çështjeve financiare në lidhje me marrëveshjen, por raportet në Spanjë sugjerojnë që klauzola e blerjes prej 40 milionë euro është paguar, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Alvaro Odriozola dhe ne jemi në pritje të ekzaminimit mjekësor”, shkruan Real Madridi në një deklaratë.
Si një mbrojtës i shumëvlerësuar i krahut të majtë, Odriozola shkëlqeu te skuadra U21 e Spanjës para se të siguroj debutimin në skuadrën kryesore në fillim të këtij viti, ndërkohë që ishte gjithashtu pjesë e skuadrës prej 23 lojtarëve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Odriozola do të ofrojë rivalizojë direkt Dani Carvajalin për pozitë si te klubi, ashtu edhe te vendi i tyre./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/1014924099808788481
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...