Premtimi i bërë një vit më parë, duket se do të realizohet – Ronaldos do t’i ofrohet rinovimi i kontratës me përmirësim të kushteve ekonomike. José Ángel Sánchez i ka premtuar portugezit se gjithçka do të përfundojë para Kupës së Botës.
Ky është lajmi i mrekullueshëm që jep e përditshmja madrilene AS për gjithë tifozët e Real Madridit e adhuruesit e Cristiano Ronaldo, që mund ta shohin pesë herë më të mirin në botë me fanellën e bardhë edhe për shumë vite, transmeton Gazeta Express.
Disa muaj më parë, Cristiano ishte i irrituar me drejtuesit e klubit që nuk e mbrojtën për evazion fiskal si dhe që nuk e mbajtën premtimin dhe madje kishte kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”. Pas finales në Cardiff, Florentino Pérez i kishte premtuar kontratë të re, por nuk është realizuar asgjë deri më sot.
Tani AS raporton se drejtori gjeneral i Real Madridit, José Ángel Sánchez, i ka komunikuar lajmin Cristianos se klubi janë të lumtur me paraqitjet e tij në muajt e fundit dhe i ka premtuar rinovimin me rritje të pagës, që e ka quajtur “shumë të merituar”.
Ronaldo dëshiron të rrisë pagën nga 21 milionë në 30 në sezon, për t’iu afruar Neymarit që përfiton 35 milionë te PSG-ja e Lionel Messit. Në një sezon, në arkat e argjentinasit derdhen plot 45 milionë euro.
CR7 është në formë mbresëlënëse. Në 12 ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 22 gola – ecuria më e mirë që kur iu bashkua Realit. Deri më tani Ronaldo ka shënuar 42 gola, sezoni i tetë që kalon shifrën e 40 golave me fanellën e Los Blancos.
42 golat i ka shënuar (24 në Ligë, 15 në Champions League, dy në Club World Cup dhe një në Superkupën e Spanjës).
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...