Google ADS

Real Madridi është i gatshëm ta shes yllin e skuadrës nëse merr një ofertë prej 100 milionë euro për të

19:16 | 29 Prill 2025
D.H

Real Madridi nuk i ka shkuar siç e ka menduar këtë sezon, edhe pse në ekip transferoi gjatë verës së kaluar një super yll si Kylian Mbappe.

Reali gjatë këtij sezoni u mposht në finale të Superkupës dhe Kupës së Spanjës nga Barcelona. Si dhe u eliminua nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve nga Arsenali, shkruan Arbresh.info.

Ditën e djeshme u bë i ditur se edhe largimi i trajnerit Carlo Ancelotti është shumë afër, pasi ka arritur marrëveshje me Brazilin.

Ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga klubi madrilen, pasi priten ndryshime të mëdha.

El Chiringuito raporton se një nga yjet që mund të largohet është Rodrygo.

Gazetari Josep Pedrerol ka raportuar për situatën aktuale të sulmuesit brazilian.

Sipas tij, ky i fundit meriton një kritike serioze për paraqitjet e tij këtë sezon. Pedrerol shton se në Madrid janë të gatshëm ta shesin sulmuesin, nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Këtë sezon braziliani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asistime, mirëpo një ofertë 100 milionë euro në adresën e Los Blancos do t’i jepte dritën jeshile për largim brazilianit.

Ai është pjesë e 15 herë kampionit evropian që nga sezoni 2019/20./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm