Real Madridi ishte njëra nga tri ekipet të cilat u vunë pas Erling Haaland para se norvegjezi të largohej nga Borussia Dortmund dhe ‘Los Blancos’ duket se nuk janë dorëzuar ende nga ai.
Sipas një raportimi nga Cadena SER, Real Madridi ende synon transferimin e Haaland dhe mund të bëjë disa lëvizje në këtë drejtim këtë verë.
Ajo që do të jetë çelësi për ta zgjidhur këtë situatë është rezultati për 115 akuzat e Manchester Cityt dhe dënimi eventual që do të marrin ata.
Haaland nuk e ka për qëllim që të kalojë dy sezone pa futboll në Ligën e Kampionëve (një dënim i mundshëm nëse City bie nga elita e futbollit anglez) dhe madrilenët do ta shfrytëzonin këtë në avantazhin e tyre.
Drejtuesit e gjigantit spanjoll janë të informuar për klauzolën e tij të lirimit dhe janë të interesuar për ta bashkuar atë me Vinicius Juinior dhe Kylian Mbappe.
Sidoqoftë, në rast se ndodhë kjo atëherë Rodrygo Goes do të duhej të konsideronte të ardhmen e tij tek Real Madridi.
Teksa Florentino Perez është një tifoz i lojës që aplikon braziliani, është shumë e sigurt që ai do të vuante për minuta nëse transferohet Haaland./Telegrafi/
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë