Google ADS

Real Madridi emëron Raulin trajner në ekipin e moshave

09:56 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Legjenda Raul Gonzalez është emëruar si trajner i Juvenil B apo ekipit të kadetëve (U-17) të Real Madridit.  

Real Madridi ka vendosur të shkarkojë Alvaro Beniton si trajner i ekipit të Juvenil B pas komenteve të tij në televizion dhe radio.

Pas këtij shkarkimi drejtuesit e klubit madrilen kanë reaguar shpejt dhe e kanë zëvendësuar atë me legjendën e klubit Raul Gonzalez.

Raul u kthye në Madrid tre vjet më parë duke hyrë në botën e stërvitjeve si trajner i njërit nga ekipet e moshave.

Ai ka qenë për dy sezone me përgjegjësi te ekipi i moshave, por tani do të ketë një promovim për të punuar me ekipin U-17 apo Juvenil.

Benito i shkarkuar erdhi përmes klubit si një lojtar i ri dhe bëri debutimin e tij të parë në ekip në vitin 1995 nën drejtimin e Jorge Valdano , duke ndarë mundësitë e tij të para me Guti Hernandez.

Dëmtimet e penguan që të arrinte potencialin e tij pasi ai ishte rregullisht në sallën e trajtimit dhe klubi i tij i fundit në karrierën e shkurtër ishte Getafe.

Ai e ka drejtuar ekipin e Juvenil B deri tani për t’i lënë të dytët në tabelë, vetëm pas Atletico Madridit, por me një lojë më pak.

Shkarkimi nuk ishte për shkak të arsyeve sportive, por thjesht sepse klubi nuk i pëlqeu komentet e tij ndaj Movistar dhe Cadena SER.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme