Për herë të parë që nga transferimi e tij në klub në vitin 2009, personat në fuqi te Real Madridi janë duke menduar seriozisht largimin e Cristiano Ronaldos si një mundësi këtë verë.
Ka pasur një numër të madh rastesh kur ish lojtari i Manchester United ka kërcënuar me largim, por një vendim pozitiv ishte gjetur gjithmonë mes tyre, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, në vitin 2018, ‘Los Blancos’ janë në dijeni rreth dobive të mundshme që i lejojnë 33-vjeçarit të largohet dhe ata nuk e shohin atë më si një lojtar të pashitshëm.
Florentino Perez nuk merr ndonjë vendim të nxituar dhe parashikon ngjarjet. Klubi është i sigurt që Ronaldo do të pranoj oferta, por për momentin ata nuk kanë pranuar një ofertë serioze nga Torino.Në momentin që ajo të arrijë, kampioni evropian duhet të vendos nëse dëshiron për të vazhduar sidomos nëse mbajtja e Ronaldos në skuadër nuk është më opsion i vlefshëm.
Raporti mes tyre ka qenë irritues gjatë viteve të fundit, veçanërisht qysh pas finales së vitit 2017 në Ligë të Kampionëve në Cardiff, por ka ende mundësi që klubi t’i ofroj atij një kontratë të re.
Ronaldo është një ikonë në Madrid dhe shitja e tij do të kishte ndikime serioze, kjo do t’i kërkonte klubit të bëjë një transferim tjetër tronditës të një lojtari të madh si Neymar./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...