Real Madridi e ka mundur 2:0 Valencian pa hasur në ndonjë telashe, duke e ruajtur pozitën e dytë në renditjen tabelore të La Ligës.
Karim Benzema dhe Toni Kroos shënuan nga një herë në pjesën e parë për ta mposhtur Valencian në stadiumin Alfredo Di Stefano në Madrid të dielën.
Sulmuesi francez e kaloi skuadrën e Zinedine Zidane në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, kur shënoi me një goditje fantastike nga rreth 20 metra largësi.
Mesfushori Kroos e dyfishoi epërsinë duke e konkretizuar një aksion të bukur të madrilenëve dhe asistin e Lucas Vazquez.
Madridi, megjithatë, vazhdon të ngel pesë pikë prapa rivalit dhe liderit Atletico, e cila i ka edhe dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.
Ndërsa e ruan epërsinë prej tri pikëve ndaj rivalit më të madh, Barcelona.
Valencia, në anën tjetër, renditet në vendin e 12-të me 24 pikë, vetëm tri larg zonës së rënies nga liga. /Gazeta Express/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...