Gareth Bale është pranë rikthimit. Uellsiani i cili u dëmtua në nëntor do të vijojë stërvitjen me grupin që këtë javë.
Mediat në Spanjë, që janë pranë Realit të Madridit, raportojnë se nyja e dëmtuar e këmbës së djathtë nuk i shkakton më dhimbje uellsianit.
Trajneri Zinedine Zidane shpreson ta ketë të gatshëm në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Një takim që do të luhet në “Santiago Bernabeu” më datë 15 Shkurt.
Bale u dëmtua në takimin kundër Sportingut dhe pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe tashmë pas rreth 2 muaj e gjysmë do të jetë në fushë për Realin e Madridit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...