Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar mbrojtësin e Lyonit, Ferland Mendy.
Mendy ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2025, transmeton Gazeta Express.
Kjo është blerja e katërt e Real Madridit pas Eder Militaos, Luka Jovicit dhe Eden Hazardit në fillim të këtij afati kalimtar veror.
Gjiganti spanjoll njofton në uebsajtin e vet zyrtar se mbrojtësi i krahut të majtë do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit të mërkurën e ardhshme në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu.
Reali do t’ia paguajë Lyonit 48 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 24-vjeçarin.
Trajneri Zinedine Zidane e ka kërkuar Mendyn në skuadër për të garuar me brazilianin Marcelo për një vend në krahun e majtë, pasi francezi pati një sezon fantastik në Ligë 1.
Mendy i regjistroi 44 paraqitje me Lyonin në të gjitha garat në sezonin që lamë pas.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...