Gjigantët spanjollë, Real Madridi, raportohet se do ta paditin Interin në UEFA për shkak të bisedimeve që këta të fundit i kanë mbajtur me mesfushorin e klubit madrilen, Luka Modric.
Thuhet se kroati dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe Interi janë të gatshëm ta blejnë atë tani që kanë bërë bisedimet fillestare me lojtarin. Modrici do të bisedojë edhe me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, për të sqaruar të ardhmen e tij në klub, transmeton gazeta express.
Për shkak të këtyre bisedimeve që Interi ka zhvilluar me Modricin, Real Madridi do t’i padisë ata në UEFA. Drejtuesit e klubit madrilen janë shumë të zemëruar me sjelljen e zikaltërve dhe mendojnë se ky veprim i shkel rregullat e UEFA për transferime.
Thuhet se Interi do të përdorë nga sponsorët dhe pronarët për të transferuar kroatin, por kjo gjë nuk lejohet sipas rregullave të UEFA-s.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...