Real Madridi dhe Lionel Messi raportohet se janë të tronditur nga gatishmëria e Luis Suarezit për të luajtur edhe në dhimbje për Barcelonën.
Barcelona ka shijuar një fillim spektakolar në sezonin e ri të La Ligas duke fituar shtatë ndeshjet deri tani nga shtatë të zhvilluara në kampionatin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Por, forma e Luis Suarezit në pjesët e hershme të edicionit të ri ishte ngjallur shqetësime, pasi reprezentuesi uruguaian ka arritur të shënojë vetëm dy gola nga gjithsej tetë paraqitjet në të gjitha kompeticionet.
Ish sulmuesi i Liverpoolit u lëndua në gju në disfatën në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit në muajin gusht dhe duket tani se kjo është duke e shqetësuar ende.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi dhe Real Madridi janë të tronditur nga vendimi i tij për të shtyer operimin.
Gjëja më e keqe që i ka ndodhur Barcelonës deri tani këtë sezon ka qenë lëndimi i talentit të ri Ousmane Dembele. Reprezentuesi i Francës arriti nga Borussia Dortmundi për një tarifë madhështore prej 105 milionë euro pasi Barcelona humbi Neymarin te gjiganti francez në Liga 1, Paris Saint Germaini.
Sipas gazetës së lartpërmendur, lëndimi i Dembeles ka detyruar Suarezin të shtyej operacionin. Suarez dëshiron të operohet në muajin nëntor dhe shpreson të jetë i gatshëm sërish për klubin pas pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...