Cristiano Ronaldo është rrugës për në Juventus, pasi Real Madridi dhe kampioni italian kanë rënë dakord rreth një marrëveshje për transferimin i tij.
Largimi i tij nga Estadio Santiago Bernabeu pritet të bëhet zyrtar brenda orëve, madje lojtari mund të prezantohet sot (e martë), transmeton portali arbresh.info. Florentino Perez ka respektuar dëshirën e Ronaldos për t’i lejuar largimin atij në mënyrë për të nisur një aventarë të re në Serie A.
Bazuar në ‘Jugones de La Sexta’, drejtorët e Real Madridit do të pranojnë shumën prej 100 milionë nga homologët e tyre nga Juventusi pasditen e sotme.
Ndërkohë, drejtori i Juventusit, Andrea Agnelli, ka udhëtuar në Greqi – ku lojtari portugez aktualisht është në pushime, me qëllimin për të siguruar nënshkrimin e tij.
Agnelli ka kërkuar leje nga ‘Los Blancos’ për të takuar atë dhe ajo i është garantuar nga gjiganti madrilen. Real Madridi ka pranuar edhe ofertën nga Juventusi edhe vendimin e Ronaldos.
Pra, e gjithë storia rreth Ronaldos tani është afër fundit./arbresh.info/
?¡¡BOMBAZO DEL SIGLO!!? @Cristiano SE VA del Real Madrid. Esta tarde SE HARÁ OFICIAL. A la Juve por 100 MILLONES ¡LA EXCLUSIVA #JUGONES! pic.twitter.com/BBljHYYNOQ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 10, 2018
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...