Juventusi tani thuhet se është favoritë për Paul Pogba dhe synon të përdor Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey në shkëmbim të pjesshëm, pasi Real Madridi dhe Inter u tërhoqën nga gara.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Real Madridi dhe Interi nuk janë më të interesuar për nënshkrimin e Pogbas, të shtyrë nga çmimi prej 100 milionë eurosh dhe problemet e tij të fundit me lëndime.
Kjo i lë vetëm Paris Saint-Germain dhe Juventusin në garë dhe Bianconerët cilësohen si favorit, veçanërisht pasi ai është akoma shumë i dashur për gjigantët italian dhe ish-bashkëlojtarët e tij.
Skuadra e Maurizio Sarrit gjithashtu do të ishte favorit kur bëhet fjalë për negociatat me Manchester Unitedit, pasi ata mund të përdorin Rabiot si pjesë të marrëveshjes së këmbimit.
Mediat në Angli gjithashtu raportojnë se edhe Ramsey mund të përdoret në një shkëmbim me yllin francez.
Pra, dy lojtarë që Juventusi nënshkroi si agjentë të lirë verën e kaluar tashmë mund të shndërroheshin në një fitim duke ulur shumë çmimin e Pogbas./telegrafi
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...