Google ADS

Real Madridi cak i një hakeri portugez

10:14 | 8 Tetor 2020
A. B.

Real Madridi ka qenë caku kryesor i një hakeri portugez të quajtur Rui Pinto.

Krimineli i dyshuar kibernetik është arrestuar në Budapest, Hungari, dhe akuzohet se ishte futur jashtëligjshëm në llogaritë, emailet, dokumentet dhe kontratat e Real Madridit.

Sipas gazetës portugeze Correiro da Manha, Real Madridi ka qenë njëri prej caqeve më të mëdha të Real Madridit.

Ai e kishte përdorur një superkompjetuer virtual për të siguruar qasje në informacionet e klubit.

Pas arrestimit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar 12 disqe.

Ai i ka mohuar akuzat.

Viktimë e spiunimit të tij kanë qenë edhe klubit i famshëm portugez Sporting CP dhe agjencia e sportit Doyen Sports./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme