Real Madrid deshi të nënshkruaj me një qendërmbrojtës verën e kaluar dhe këtë ide duket se e kanë edhe për vitin e ardhshëm.
‘Los Blancos’ e ka bërë këtë pozicion një prej prioriteteve të tyre kryesore për afatin kalimtar të vitit 2025.
Një prej emrave që ata kanë ndjekur tash e sa kohë është qendërmbrojtësi i PSV Eindhoven, Olivier Boscagli.
26-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me gjigantin holandez verën e ardhshme dhe ai mund të nënshkruaj një para-kontratë me madrilenët që në janar.
Jonathan Tah dukej se ishte kandidati kryesor në mesin e lojtarëve të lirë, por në rast se drejtuesit e klubit nuk arrijnë ta transferojnë atë, atëherë Boscagli mund të jetë një alternativë, ka raportuar Cadena SER.
Boscagli i cili e nisi karrierën si adoleshent në Francë tek Nice, është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e PSV-së përgjatë viteve, atje ku u transferua për 2 milionë euro në vitin 2019.
‘Los Blancos’ tashmë e kanë bërë si një strategji nënshkrimin me qendërmbrojtës të cilëve u skadon kontrata, njësoj siç kanë bërë më parë me Antonio Rudiger dhe David Alaba./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...