Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid mësojnë kundërshtarët në Copa Del Rey

16:33 | 12 Dhjetor 2023
D.H

Ekipet e Superkupës Spanjolle janë tërhequr në fazën e 1/16-tës për Copa del Rey, pasi i kanë kaluar pa ndeshje në dy raundet e para. Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me kundërshtarë të nivelit të katërt në këtë fazë.

Real Madrid do të shkojë në Arandina më 6 janar, për t’u përballur me ta në Burgos.

Ata eliminuan Real Murcia në raundin e kaluar, ndërsa Barbastro bëri befasinë e raundit të fundit, duke eliminuar ekipin e La Ligës, Almeria. Ata do të jenë skuadra pritëse e Barcelonës në këtë fazë.

Atletico Madrid përballet me Lugon në Galicia, ndërsa Osasuna do të shkojë në jug për një përballje me Castellon.

Të ngjashme