Real Madridi është afër marrëveshjes befasuese me ish yllin e Barcelonës, Thiago Alcantaran.
Mesfushori 27-vjeçar i Bayern Munichut ndoqi trajnerin Pep Guardiola nga Camp Nou për kalim në Bundesliga në vitin 2013 pas katër titujve të fituar me Barcelonën në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Por, sezonin e kaluar, ai nuk arriti të jetë pjesë e skuadrës startuese në Allianz Arena duke bërë vetëm 12 paraqitje si titullar.
Gazeta spanjolle ‘Sport’, që njihet për lidhet e tyre me klubin katalunas, pretendon se Madridi ka rënë dakord rreth kushteve personale me reprezentuesin spanjoll dhe tarifa me Bayernin sapo është pranuar.
Madridi ka hapësirë për një mesfushor të ri pas largimit të Mateo Kovacicit në huazim te Chelsea.
Dhe, trajneri Julen Lopetegui është një tifoz i madh i Alcantaras që nga koha që kanë punuar së bashku te Spanja.
Një tarifë prej 35-45 milionë funta pritet të jetë e mjaftueshme për të siguruar marrëveshje, ndërkohë që Bayern Munichu thuhet të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...