Real Madridi, 100 milionë për mesfushorin Kevin De Bruyne

10:59 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruynen.

26-vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët më të shquar te Manchester City këtë sezon duke shënuar katër gola dhe duke krijuar më shumë nëntë në të gjitha kompeticionet për t’i ndihmuar klubit të komandoj në Premierë Ligë si lider i tabelës me tetë pikë më shumë se bartësi i pozitës së dytë, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që forma e De Bruynes ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, i cili është tani duke menduar transferimin e reprezentuesit belg.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke kërkuar transferimin e një numri të madh shënjestrash në përpjekje për të përmirësuar skuadrën e tij që tashmë gjendet me 10 pikë prapa Barcelonës pas vetëm 12 ndeshjeve këtë sezon.

‘Los Blancos’ raportohet se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro në mesfushorin kreativ, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2015 për një tarifë që raportohej se është 55 milionë funta.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron të shes njërin nga asetet e tij dhe vazhdon të shpresoj që De Bruyne do të nënshkruaj marrëveshje te re në Etihad./arbresh.info/

Të ngjashme