Real Madrid zbulon datën e përfundimit të ndërtimeve në “Santiago Bernabeu”

19:03 | 23 Gusht 2021
KRG

Real Madrid ka rinovuar stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu” për më shumë se një vit.

“Los Blancos” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro për ta rinovuar stadiumin e tyre.

Madrilenët kanë konfirmuar se ndeshja e parë e cila do të zhvillohet në stadiumin të cilin mbi një vit është rinovuar, do të luhet kundër Celta Vigos me 12 shtator.

Ndeshja pritet të zhvillohet me praninë e tifozëve  por ende nuk është bërë e ditur se sa tifoz do të lejohen të hyjnë për të shikuar ndeshjen. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme