Google ADS

Real Madrid transferon yllin e Chelseat

18:30 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

 Real Madrid është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit spanjoll të Chelseat, Marcos Alonso.

Sipas disa raportimeve në Spanjë, presidenti i Realit, Florentino Perez ndjen se forma e Marcelos është në rënie dhe dëshiron të gjëjë një zëvendësues të dënjë për brazilianin, transmeton arbresh.info.

Perez dhe trajneri francez kanë diskutuar ri-nënshkrimin e ish-mbrojtësit e tyre te Real Castilla, Alonso.

Sipas mediumit Don Balon, Zidane është frustruar me Marcelon dhe francezi e sheh Alonson si një zëvendësim të përsosur për brazilianin.

Reali mori një barazim 0-0 kundër Atletico Madridit të shtunën në La Liga dhe ky ishte kulmi i formës së dobët të klubit mbretëror.

Ky barazim i lë gjigantët spanjollë 10 pikë pas rivalëve të tyre të Barcelonës pas vetëm 12 ndeshjeve.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme