Real Madrid transferon superyllin e Manchester United

16:25 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Real Madridi do të dërgoj një ofertë prej 80 milionë eurove në drejtim të Manchester United për sulmuesin francez, Anthony Martial.

Forma e dobët e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në këtë sezon ka bërë që ‘los blancos’ të futet në treg për një sulmues të ri.

Në anën tjetër Martial është duke shkëlqyer për ‘djajtë e kuq’ duke shënuar pesë gola në Premierligë.

Sipas The Mirror, klubi madrilen e ka bërë synim kryesor sulmuesin e Unitedit për ta transferuar në verën e ardhshme duke ofruar plotë 80 milionë euro, transmeton arbresh.info.

Superyjet e Realit janë edhe në perëndim të karrierës së tyre, Ronaldo është 32 vjeçar ndërsa Benzema 29. Martial është vetëm 21 vjeçar dhe kështu shihet si e ardhmja e sulmit të Real Madridit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme