Real Madrid është duke menduar të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
19-vjeçari këtë sezon iu ka dëshmuar të gjithëve kualitetin duke shënuar 40 gola në 30 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka bërë të fitojë vëmendjen e “Mbretërve” që planifikojnë transferimin e një qendërsulmuesi, pasi Luka Jovic që iu bashkua gjatë verës nuk ka arritur të gjejë formën e duhur.
Sipas Sun, norvegjezi sezonin e ardhshëm mund të largohet nga gjiganti gjerman nëse paguhet vlera prej 65 milionë euro dhe raportimet e fundit thonë se “Los Blancos” janë duke menduar ta transferojnë Haaland në vend të Kylian Mbappe, vlera e të cilit është 250 milionë euro.
Mbappe që një kohë të gjatë kërkohet nga Reali, por PSG nuk e ka plan ta lejojë të largohet nga “Parku i Princave”.
Ndërsa media e njohur britanike Daily Mail ka raportuar se presidenti i Realit, Florentino Perez synon t’i sjellë dy yjet në “Santiago Bernabeu” këto dy vitet e ardhshme./arbresh.info.
Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia s...
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...