Kylian Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit dhe kjo tashmë nuk është një sekret.
Gjatë verës, “Los Blancos” bëri disa oferta për të transferuar 22-vjeçarin, por dështoi.
Tani, me afatin kalimtar të janarit që është vetëm disa javë larg, klubi spanjoll është i gatshëm të nis sërish aksionin.
Sipas “Marca”, “Operacioni Mbappe” është gati të nisë. Në janar, ata mund të fillojnë diskutimet me sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe të bien dakord për një parakontratë që fillon sezonin e kaluar.
Raporti gjithashtu parasheh se Real Madrid nuk do të përjashtonte mundësin që t’i ofronte PSG-së një tarifë transferimi këtë dimër dhe të mos pres Mbappen deri në verë.
Për më tepër, “Marca” thekson se paraqitjet e mira të Vinicius Junior nuk e pengojnë interesimin e tyre mbi transferimin e Mbappes.
Kjo e shtynë edhe më tej klubin spanjoll që dëshiron të ketë dy sulmues të rinjë si pjesë qëndrore e rindërtimit të Real Madrid.
Këto dy javët e ardhshme do të jenë të “ashpra” dhe do të jenë interesante të shihet se çfarë do të vendos Mbappe të bëjë me të ardhmen e tij./Arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë