Real Madrid të gatshëm për shpenzojnë milionat për Davies

10:42 | 2 Nëntor 2023
KRG

Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Munich.

Mbrojtësi kanadez aktualisht ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit të ardhshëm, mirëpo nuk pritet të qëndrojë deri atëherë, shkruan Arbresh.info.

Mediat spanjolle kanë raportuar se interesim për 23-vjeçarin ka shprehur Real Madrid.

Ndesha “Los Blancos” thuhet se janë të gatshëm t’i shpenzojnë plotë 50 milionë euro për kartonin e kanadezit.

Ndërsa mediat gjermane kanë raportuar se mbrojtësi nuk ka shprehur interesim për të rinovuar kontratën me Bayernin dhe kjo situatë duket të jetë e favorshme për skuadrën spanjolle, pasiqë në verë mund të ju bashkohet madrilenëve me parametra zero. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme