Real Madridi vazhdon të interesohet për transferimin e Matthijs De Ligt.
Mbrojtësi holandez iu bashkua bardhezinjve në verën e vitit 2019, por viti i tij i parë në Itali nuk ishte edhe aq i mirë.
20-vjeçari pati shumë luhatje në formë, ndërsa nuk po përshtatet mirë me futbollin italian dhe mund të largohet në verë.
Los Blancos mbetën skuadra më e interesuar për holandezin dhe raportet e tyre të mira me menaxherin Mino Raiola mund t’ia lehtësojnë afrimin e De Ligt në Santiago Bernabeu.
Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është gati ta sakrifikojë brazilianin Marcelo për të arritur te holandezi.
Mbrojtësi i majtë ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Mendy dhe është kërkuar nga Juventus.
Gjithnjë sipas medieve spanjolle, presidenti i klubit Florentino Perez është gati ta dërgojë Marcelon në Juventus për të siguruar shërbimet e De Ligt.
Gjithsesi përveç Marcelos, Reali do të duhej të jepte edhe 40 milionë euro Juventusit për holandezin.
Në garë për qendërmbrojtësin e talentuar mbetet edhe gjiganti anglez Manchester United, që synon të përfshijë në marrëveshje me Pogban.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike