Real Madrid ka arritur të fitojë kundër Real Sociedadit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 16-të të LaLigës.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, por madrilienët morrën një lajm të keq pasi Karim Benzema u lëndua dhe u desh të zëvendësohej qysh në minutën e 18-të nga Luka Jovic.
Qysh në fillim të pjesës së dytë, Vinicius Junior shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 47-të të ndeshjes.
Menjëherë pas 10 minutash, Luka Jovic shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Por, ky ishte goli i parë i tij këtë sezon.
Ndeshja deri në fund pati disa raste, por shifrat nuk ndryshuan dhe “Los Blancos” arritën të arkëtojnë tri pikët e radhës.
Pas kësaj fitore, Real Madrid vazhdon kryesimin në renditjen tabelare të LaLigës me 39 pikë të grumbulluara, ndërsa Real Sociedad gjendet në vendin e pestë me 29 pikë./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...