Real Madrid i është bashkuar garës me Manchester Unitedin për mesfushorin e Bayern Munichut, Leon Goretzka.
26-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe bisedimet me kampionin e Gjermanisë janë bllokuar.
Goretzka është jo i lumtur me pagat që i janë ofruar dhe kërkon kontratë në vlerë 19.5 milionë euro në vit, marrëveshje përafërsisht e njëjtë me David Alaba, që kaloi te Real Madridi.
Sidoqoftë, Bayern mund t’i ofrojë gjermanit vetëm gjysmën, andaj lojtari është duke konsideruar largimin nga “Allianz Arena”.
Sipas AS, Unitedi është i interesuar ta transferojë mesfushorin nëse bëhet agjent i lirë, por tani edhe “Los Blancos” kanë interesim.
Goretzka bëri 32 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar tetë asistime./Lajmi.net/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...