Reali i Madrid ka zyrtarizuar rinovimin e Vinicius Junior deri në vitin 2027. Marrëveshja ishte mbyllur prej disa kohësh dhe mungonte vetëm njoftimi zyrtar për shtyp për të bërë të qartë angazhimin e klubit spanjoll ndaj brazilianit, i cili është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit dhe është bërë pikë referimi për skuadrën e Ancelottit.
Reali e bleu Vinicius J. në korrik 2018, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në njoftimin për shtyp, klubi kujtoi sukseset e arritura nga ish-lojtari i Flamengos (ai mbërriti për 45 milionë euro):
“Në gjashtë sezonet me fanellën e ekipit të parë ai luajti 235 ndeshje, ku shënoi 63 gola dhe fitoi 9 tituj: 1 Champions League, 2 Botërorë për Klube, 1 Superkupë Europiane, 2 kampionate, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle”.
Marrëveshja, raporton media spanjolle, parashikon rritje rroge, që e përfshin Vinicius Jr. në listën e lojtarëve më të paguar në skuadër. Siç është zakon për “të patransferueshmit”, klauzola do të arrijë në një miliard euro.
Vinicius shënoi golin që i dha Realit të Madridit Cjhampiosnin e fundit, në finalen e Parisit, dhe u shpall lojtari më i ri më i mirë i Champions League 2021-2022, si dhe u përfshi dy herë në 11-shen ideale të Champions League (2021 – 2022 dhe 2022-2023) dhe 2 herë në ekipin ideal të LaLigas (2021-2022 dhe 2022-2023)./ss
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza