Real Madrid nuk e ka plan të fillojë negociojë me Manchester City-n për qendërmbrojtësin, Raphael Varane.
Francezi verën e kaluar ishte i lidhur me largimin në “Santiago Bernabeu” pas një sezoni të dobët, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, rikthimi i trajnerit, Zinedine Zidane e ka bindur 26-vjeçarin të qëndrojë te gjiganti spanjoll, pasi shihet si lojtari kryesor në të ardhmen e “Mbretërve”.
Sipas Mundo Deportivo, trajneri Pep Guardiola është duke monitoruar situatën e Varane, por Real-i assesi nuk mendon të hyjë në negociata, vetëm nëse i paguhet klauzola prej 500 milionë euro.
Mënyra e vetme që Real-i të negociojë për Varane është që lojtari të mos e rinovojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2022.
Varane këtë sezon ka luajtur në çdo ndeshje për “Galaktikët”./arbresh.info.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...